Chào các bạn! Truyen4U chính thức đã quay trở lại rồi đây!^^. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền Truyen4U.Com này nhé! Mãi yêu... ♥

1 - Prolog

"Pas reve ka gjithmon një diell,
Pas djallit ka gjithmon një engjëll".

______________________________________________________

20 vite me pare...

Gjaku ishte përhapur kudo dysheme...
Nga kokat e varura shandanin e madh kullonte akoma pika gjaku.
Ishte i tmerruar, ishte vetëm një fëmijë. Një 7 vjeçar i cili ndodhej para familjes tij, trupat diku tjetër dhe kokat shandan.
Qante ai femij, qante. Por lotët nuk e kthejnë kohën pas.
Ah sikur koha kthehej pas, atëherë nuk do ishte krijuar një Monster shkatërruese këtë botë. Nëse koha do kthehej pas, atëher dhe ai do i ishte bashkangjitur atyre kokave varura shandan.

T

ani...

Gjuajtjet në thesin e boksit ndiheshin që në katin e dytë.
Ishte ora 2 e natës, akoma në katin e nëndheshëm shfynte inatin e maktheve ai.

Ishin kthyer përsëri ato nete, pagjumësi, makthe.
Ndodhte shpesh tek ai, kujtimet vrasin tepër.

Flokët e bëra uji në djersë, i rrinin të rena mbi ballë. Ishte errësirë në atë dhomë, vetëm një prozhekzor në krye të hyrjes ndriçonte paksa atë vende. Goditjet nuk kishin të ndalur, sikur për të gjitha dhimbjet e tij tja kishte fajin ai thes.

Papritur dritat e dhomës së stërvitjes u ndezën. Ndaloi, ktheu kokën dhe pa se Kristian po vinte drejt tij. Ishte pa bluzë dhe me një fytyrë të përgjumur.

U mbështet ne nje prej mbajtjes së girave dhe po e shihte i përgjumur Raffaelin.

- Përsëri, sot. - tha ai i përgjumur.

- Përsëri. - u përgjigj duke hequr bluzen që mbante veshur.

- Po mendoja, sikur të bënim një dhomë tjetër larg prej kësaj shtëpie, në mënyrë që mos të zgjosh të tjerët. - Ja pat Kristiani duke qeshur. Hoqi një prej dorezave dhe ja hodhi, por ai e kapi mjeshtërisht.

- Pse tu shqetësuan neuronet ty. - tha ai serioz.

- Jo mo un se kam problem, por Ina. - tha ai - Madje me hodhi nga krevata për të të then të ndalosh. Nëse nuk e bën do ta ngjisi pe*isin në balle. - zbardhi dhëmbët Kristiani

- Mua, apo ty. - ngriti vetullen ai. - Me mua s'ka shance njeher. - Se do trembet po e pa tigrin brenda meje. - qeshi ironikisht.

- Trap. - ja ktheu tjetri.

Shkonin kaq mir me njeri tjetrin. Nga ajo miqesi që kishin, arritjet e tyre qenë të mëdha. Perandoria e krijuar nga Raffaeli, djallit të mafias italiane. Ai i pamëshirshëmi me të tjerët. Nëse dikush e urrente errësirën apo friksohej prej saj, për të ishte ndryshe ai, e adhuronte. Sepse ai vetë ishte errësira. Mbante një nam të keq në biznesin e tij. Si "Duka, djalli vete".

Të paktën ashtu tregohej ai me të tjerët. Nuk lejonte askënd ti afrohej errësirës që ai mbante përbrenda. Të vetmit që tregohej le të themi " I mirë " Ishte "familja e tij", ose me sakte ata që ai i konsideronte " Familje. "

Shumë thonin se ai që në lindje mund të kishte qenë një djalle, disa të tjerët mendonin se jeta e kishte bërë të tillë.

Kishte një sërë armiqësi në të katra anet e globit.
Me mafia nga me të ndryshmet. Por ai sundonte në shumë shtete të Europës si dhe Amerikës.

- Eja pushojme pak, duhet të nisemi per në Amerikë nesër. - i rrahu paksa shpatullat. E tjetri eci para tij duke vendosur bluzen në njërën anë të shpinës.

- Mendon se Hektori ka organizuar një mbrëmje të veçant për Duken dhe njerzit e tij. Ti e di se ai posedon prosititat me të mira në Amerikë. Kush nuk do donte të ishte në vendin tënd. - i shkeli syrin, dhe Raffaeli thjeshtë rrotulloi sytë.

- Ti në radh të par i ke këmbët e lidhura , vetëm nëse do që, Ina ta këpus pe*isin. - qeshi ai. - Të pakten të tjerët do bëjnë qejf në vendin tënd. - një qeshje akoma më e madhe nga ana e tij.

Shokët e tij ishin të shumtë , ishin tipat e djemve të fortë dhe Don Zhuan gjithashtu. Merrnin dhe femrën e parë që u dilte para, fundja vetëm qejf donin .
Ndërsa për Kristianin kto qejfe kishin marr fund, që në takimin e parë me Inen. Ajo punonte si kamariere në klabin e tyre, i hyri në zemër ajo vajzë, kaluan vite dhe bashku dhe me në fund u martuan.

Dhe pastaj ishte Raffaeli, epo kur vinte puna tek femrat ai kurr nuk shihte sesi ato kërcenin dhe me pas të zgjidhte ke donte, përkundrazi femra e cila do e shoqëronte atë gjatë natës ishte e përzgjedhur nga të tjerët që merreshin me kte punë.

Ai kurrë nuk fuste femra në dhomën e tij. Mendonte se ato ishin të afta të ndosnin çdo ambjent që preknin. Prandaj dhoma ku ai shprehte epshet e tij ishte një dhomë larg të tijes.
Çuditërisht ai nuk kishte fjetur me as një femër. Kënaqej me trupin e tyre e me pas largohej.
Dhe askush nuk e dinte se pse ai nuk pranonte kurrë dike krah tij.

Ai ishte një enigmë e shpërndarë në mijra Copa, në fillim duhej të gjeje copat e me pas ta zgjidhje atë enigmë që mbante emrin " Raffael".

______________________________________________________

Shumë shpejt mëngjesi kishte afruar. Ne tavolinën e ngrënies ishin ulur disa nga personat e asaj familje.
Raffaeli ishte i ulur dhe po priste të tjerët të uleshin.

Ishte tepër serioz, nuk kishte moment që ai të qeshte. Gjat gjith dites mbante në fytyrë nje shprehi sa serioze aq dhe diktatoreske.

- Mirmengjes. - ishte Ina dhe dhe Kristiani, pas tyre erdhi dhe Klaudia.

- Mirmengjes. - ua kthu i qetë.

Dhe disa djemë të tjerë u ulën në tavolinë. ( cilët do ti njihni me vone) .

-Në orën 15 do të nisemi, shpresoj të keni bërë gjërat gati. - zëri i tij ishte dominant, kërkues, ose me sakte urdhërues.

- Po, gjërat janë gati, madje dhe vilën në Amerikë e lajmerova që do të shkojmë. - tha Kristian.

- Vilën - ngriti vetullen Ina. - Për kë?? Të gjith e dimë se Raffa as nuk do të duket në vile.

- Kjo dihet, kushedi ku do e zëri veten, vetëm për të mos qëndruar në vile. - mbështeti Klaudia.

- E vërtet nuk do të vij në vile , do qëndroj në Apartamentin Tim. Fundja po shkoj për punë atje jo për qejf, dhe duhet të jem afër qytetit. - Fjalët e tij rënduan për disa prej tyre.
Ai ishte bosi i gjithçkaje, ishte Duka ama kurr nuk rrinte në vile me ta. Kudo kishte apartamente, qëndronte vetëm dhe gjatë ditës shkonte në vile për ndonjë punë. Kurrë nuk e përziente vilën me biznesin e tij. . Kishte mjaft hapsira për këtë. Ndërtesa apostafat për të bërë biznes.

Gjithashtu në Amerikë kishte pika të pastrimit të parave, restorante, apo hotele. Gjithsecila kishte nga një pronar të ndryshëm. Kështu humbisnin gjurmët e të ardhurave të tyre.

- Shyqyr se kto dy nete në vile, na e nxive jetën. - inorizoi Ina. Nuk ua vuri veshin fjalëve të saj. Kaloi dhe ai mëngjes ashtu i heshtur.

Koha kalonte me shpejtësi. Avioni privat, po bëhej gati në hapsirën e pasme të Vilës.

Do të shkonte në Amerikë për biznes , pa ditur se në Amerikë e prisnin ndryshime të mëdha.
Ndonjëherë të gjithë presim që dikush të ndryshoj. Por djalli ai ndrshohet, a mund ta kthejme në engjëll.
Mbetet për tu zbuluar.



Kisha kohë e shkruaj këtë histori, ndonjëherë mendoj se s'do ja vlen ta publikoj, dhe kjo mbetet për tu zbuluar 😂😂

U ktheva përsëri tek mafia. Gjithmon kemi par histori me mafia ku mafiozi dashurohet me rrëmbyeren e tij. Por kte mendova ta bëj ndryshe, s'ka rrëmbime. Do këtë vetëm një engjëll pas një djalli......

Shpresoj t'ju pëlqej se un për vete aq pjes sa kam shkruar tek ky libër mund themi se jam dashuruar. 😍😍😍

Puç puç

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen4U.Com