Chào các bạn! Truyen4U chính thức đã quay trở lại rồi đây!^^. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền Truyen4U.Com này nhé! Mãi yêu... ♥

3 - Forca e tij.

"Një shikim, dhe dashurohesh pa kuptuar "

______________________________________________________
Si gjitha librat me Mafia dhe ky ka fjal apo pjes +18. Mos me thoni NK ju thash

Kishte një javë në Amerikë. Kishte parë të gjitha ecjet e bizneseve dhe kishte bërë disa marrëveshje të mira në trafikimin e kokainës.

Si dhuratë nga kto marrëveshje, djemtë ishin mbledhur në një klub striptizmi. Kishte vetëm meshkuj të ulur nëper tavolina. Nuk ishte aspak një klub normal striptizmi. Në atë klub shkonin vetëm njerëz të mafias.

Djemtë e tij po kënaqeshin me kërcimet sensuale të femrave. Disa femra iu shkonin nëpër vendet ku ishin ulur, dhe përdridheshin duke përkëdhelur trupat e djemve. Për të kërkuar nga ata diçka më shumë.

Dhe si djem fundja, kalonin në ekstaza të ndryshme, duke përfunduar në ndonjë dhomë, mundësisht edhe në Tualet. Për të shprehur epshet e tyre, dhe tu plotësonin tekat sinusëve të tyre mashkullore.

- Po kenaqesh ndopak? Hidhja sytë ndonjërës. - i tha Hektori, i hodhi një shikim atij, me pas thithi puron që mbante ndër gishta.

Hodhi një shikim nga vajzat të cilat kërcenin në tub, të pandikuara se me mijra meshkuj po i shihnin. Sytë i shkuan tek një femër e gjate me veshje ngjyrë blu. Mbante një maskë në fytyrë e cila i mbulonte pjesën e syve, dhe paksa hundën.
Kishte gjatë gjith mbrëmjes që shikimin e mbante nga Raffaeli.

Ishte i njohur për të ai shikim, madje dhe ato teknika të lëvizjeve që perdorte ajo femër.

- Ajo me blu, e dua në dhomë brenda minutit. - Fjalët e tij ishin serioze dhe urdhëruese ndaj Hektorit.

- Në rregull - tha ai me të shpejtë, dhe u ngrit nga vendi ku ishte ulur.

Raffaeli u drejtua nga dhoma e përgatitur posacerisht për të.
U ul në një kolltuk me kurriz nga dera. Dhe po priste që e përzgjedhura e tij të hynte.

Ndjehu të hapej dera, dhe harkoi njërin cep të buzës. Ishte i njëjti parfum i viteve me par, nuk kishte kaluar shumë kohë që kur e kishte ndjer për herë të fundit atë parfum, mund të kishte kaluar dy vjet e pak nga ai takim i fundit.

- Është nder që vetë Duka, me kërkoi. - tha ajo me zë seksual , duke kaluar duart përgjat shpatullave të gjera.

Ai harkoi akoma me shume buzën dhe la një qeshje që mund të thuhej " Ironike ".

- Hah nder të takosh sërish ty, Iris. - fjalët e tij ishin të plota, zëri paksa i ngjitur por burrëror. Tjetra qeshi dhe kaloi para tij, duke iu ulur në prehër.

- S'ke ndryshuar aspak, Raffael, - tha ajo pasi i la një puthje në buzë.

Ishte tepër serioz nuk ndikohej nga puthjet e saj. Fundja ai e dinte se nese donte diçka do e merrte.

E njihte prej vitesh atë femër, që në hapat e saj të par si striptiste në Itali.
Ishte femra e vetme që Raffaeli kishte kaluar me shume se një natë. Por kjo nuk do të thotë se ai e donte, përkundrazi ishte thjesht femra që i plotësonte dëshirat seksuale.

Gjithmon dominonte mbi kte femër, por ishte një femër që ndikohej nga paraja. Me pak fjalë shkonte andej nga i frynte era. Nuk ishte një nga ato femrat e vuajtur, të futura në atë rrugë nga, rrëmbimi apo gjera të tilla, ajo vetë e kishte zgjedhur atë rrugë, në fillim si striptiste tanimë si prostitutë.

- Çudi të të shoh këtu. - tha ai duke i kaluar buzët mbi të sajat. - Mendoja, se Feliks nuk do të mërzitej. - qeshi djallëzisht.

Feliksi ishte armiku i tij me i keq, dhe kjo e fundit iu bashkua atij. Pas Feliksit fshihej e kaluara e tij. Kishin kontradikta mes njeri tjetrit.
Ishin në një luftë të hapur mes tyre. Në fund do të fitoj me i miri. Ose me djalli.

- Ai me zëvendësoi, - fjalët e saj e çuditën, ngriti një vetull mosbesues, fundja ai si besonte askujt përveç vetes së tij. Dhe veteja e tradhtonte ndonjëherë. Prandaj i priste gjërat si të mirëqena, por pa besuar çfar të tjerët i thonin.

- Të zëvendësoi!?

- Po, por lë të mos flasim për Feliksin. Flasim për ty. - tha ajo duke i zbërthyer këmishën e zezë që mbante veshur.

Në çdo kopsë që zbërthente , i linte nga një puthje në qafë. E ngriti ngjeshur pas vetes dhe u drejtua, nga shtrati.

I kishte munguar kjo lloj femre, që bënte çdo gjë për tu kënaqur. E hodhi mbi shtrat dhe ajo qeshte nga ajo kënaqsi.

Qeshi djallëzisht, iu afrua tek veshi dhe i pëshpëriti ;

- Nuk dua kurvat që ka prek Feliksi. - u largua prej saj. Nxori portafolin dhe i hodhi një shumë parash mbi trup. - Faleminderit, për asgjë. - tha dhe u largua nga ajo dhomë.

U drejtua drejt klubit, pa se djemtë ishin të zënë me femrat krah tyre. Doli jasht asaj ndertese.

Mori një prej makinave dhe u largua.
Ecte nga ta çonte rruga.
Mori një rrugë dytësore, do të shkonte atije ku qielli dhe Deti behen një, atije ku hëna bëhej dy dhe yjet ishin me të shumtë.

E pëlqente vetminë, nuk donte që askush të hynte në atë vetmin e tij. Askush nuk kishte arritur të hynte brenda tij, të dinte çfar Raffaeli kishte në zemër.

Ndaloi makinën në një hapsirë të bollshme, dhe shkoi drejt shkëmbinjëve gjigand.

Kuptoi se ajo vetmia që dëshironte nuk ishte me të atë natë, pa se ishte dhe dikush tjetër atje.

Nuk i kushtoi rëndësi, u ul në një shkëmb gjigand, nga ku pamja ishte përrallore. Të ishte një moment reflektimi, por me dikë tjetër aty nuk ishte i qetë.

I hodhi sytë nga personi në krah tjetër, ishte një vajzë. Kishte mbledhur këmbët dhe në to kishte vendosur kokën dhe i rrethonte me duar.

Ishte i sigurt që po qante. " - Adoleshentet dhe dashurickat e tyre mendoj."

Tjetra ngriti kokën dhe sapo pa Raffaelin hapi sytë, me pas mblodhi vetullat dhe po merrte frymë si e tërbuar.

- Ti, për fajin tënd- Bërtiti, dhe i shkoi pran duke i goditur kraharorin me grushta, epo grushta të themi se për të ishin si përkëdhelje.

Ishte ajo, vajza e restorantit. Qeshi djallëzisht kur e pa dhe e plasi pas shkëmbit, tjetra lëshoi një pasthirrmë dhimbjeje.

- Prap t'i - Skremiti dhëmbët. Tjetra mundohej të lëshohej prej tij. Por ishte i fortë, lëvizjet e saj për tu shkeputur prej tij ishin të kota.

- Me lesho trap, - tha - po me vret. - thuajse ishte gati të qante, madje sytë i krijuan perden e lotëve.

Por atij nuk i bënin përshtypje lotët, as dhimbja e një femre nuk i bënte përshtypje. Aq me pak ajo që as nuk e njihte. Ai mund të këndonte këdo, madje nuk do i dridhej qerpiku.

- Pse nuk me zhdukesh nga rrezja e shikimit. - foli qetsisht dhe shumë qart.

- Për këtë duhet të fikesh dritat e gjata trap. - tha ajo kokëfortë. Duke lëshuar ndonjë pasthirrm nga dhimbja që po ndjente nga shtrëngimi tij. I cili u bë akoma më i fortë pas fjalëve të saj.

Ky ishte djalli, forca e tij me të saj as nuk krahasohej. Mbylli sytë nga dhimbja, dhe ai po shihte çdo tipare të asaj fytyrë. Hapi sytë dhe lotët po dilnin nga sytë e saj.

Po e shihte në sy atë. Per here te pare ne jeten e tij e pa dikë në sy. Kishte lotë, ishin gati të dilnin , të lagnin faqet e saj të bardha. Ai e lëndoi, dhe shpirti e ndjeu dhimbjen e saj nëpërmjet atij shikimi. Një blu e thellë e syve të saj, e bëri të dobët. Jo se ai kurr nuk kishte par femra me sy blu. Por kjo ishte ndryshe. Sytë e saj ndikuan tek ai. Mesa duket qenka e vërtetë se sytë të vrasin. Dhe atë e vranë, në vetëm një shikim. Shikim që nuk e kishte hasur tëk as një femër tjetër. Ishte i mbinatyrshëm ai shikim i saj. Lëshoi paksa duart e saj të shtrënguara nga ai dhe ajo e shtyu fort dhe vrapoi drejt rrugës . E vështroi deri sa silueta e saj u zhduk në errësirë.

Çfare efekti linte ajo vajzë. Ishte e pamundur që ai të ndikohej nga një femër.
Por mesa duket dhe djalli ka mëshirë, " Ndonjëherë ".






______________________________________________________

A vdes un për djallin tim vogël. Zemra Mamit vet. A s'është i mirrrr.

Ja dhe një pjes tjetër për sot. Meqë introvert_11 donte.
Por neser nuk ka mos kërkoni kot.

Si thoni postoj një ditë po një ditë jo? 😂☝

Puç puç

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen4U.Com