39 -Fund!
Erissa_issa me në fund e vendosa këngën që i ke dedikuar librit. Shijoje.
-Mes Malit dhe detit "Catania" , është i vetmi vend ku ai ka mbizotrim të plotë . Do të jetë e vështirë të shkojmë në atë zonë. Vetëm nëse...
- Nëse çfarë Raffael?
- Nëse lajmërojm Dimitrin , ai ka akses në atë territor, e njeh shumë mirë. Dhe ka njerëz të shumtë vërdallë Sicilisë. - tha duke bërë ecejake nëpër hollin e avionit privat.
Nuk foli kush me vone.
Urdhëroi Gabrielin që të telefononte Dimitrin, një mafioz rus. Ky i fundit kishte mardhenie të mira me mafian në Sicili dhe kishte zënë vend në çdo cep të saj.
Tjetri nuk vonoi të kthente mesazh, normalisht një mardhenie e mirë në Raffaelin do të thonte marrveshje të mira me Europën Perëndimore.
Shpejt arritën në Catania të Sicilisë. Disa makina i prisnin në pistën e zbritjes.
Nofullat i mbante shtrënguar gjatë gjithë kohës, kjo dallohej nga damarët e shumte qe i ishin shfaqur në qafë. Dhe duart i kishte bërë grusht dhe ndonjëherë i binte timonit të makinës.
Sikur fajin ta kishte ajo makinë. Gjithmonë përpiqemi të derdhim nervat dhe ankthin tek diçka që na del përpara. Mundohemi të qetsojme neuronet, dhe të gënjejme zemrën se ; ajo është mirë!
Ai do ta shpëtojë atë!
Ai gjithmonë do ta shpëtojë atë!
Gjithmonë përpiqemi të mbrojmë dike që na plotëson shpirtin, dike që na çon në qiellin e shtatë pa kërkuar asgjë në shkëmbim.
Kjo është dashuria , të duash pa kushte. Të duash pa kërkuar ndryshime apo favore. Thjeshtë të duash sikur ajo të cilën t'i e quan dashuri të jetë vetë shpirti jot. Dhe ti si skllav i jetës mundohesh që ai shpirtë të mos thyet.
Ai deshiroj që atij shpirti t'i krijonte një mburojë, që asnjë demon të mos hyjë për ta lënduar. Një mburojë të rrethuar nga krahë djalli , shumica duhet ti kete frikë. Dhe të tjerë kërkojnë të sfidojnë atë që quhet vetë djalli!
Nuk vonoi shumë dhe kishte mbërritur në Catania. Nje makine ku brenda qëndronte Dimitri po e priste në krye të një rruge.
Doli nga makina e tij dhe shkoi drejt makinës së tjetrit. Dy roje e ndaluan duke e kontrolluar për armë. Me pas u fut në makinë që kishte hapsirë të bollshme për ata që të bisedonin.
-Raffael, kohë pa u parë mik! - zëri tjetrit doli paksa i cjerre, mbante në fytyrë një buzëqeshje djallëzore.
Si fytyra e tij fundja, gjysma e fytyrës i ishte djegur nga rivali i tij në Rusi. Një tragjedi për një boss mafioz.
- Dhe un gëzohem që të takoj Dhimitër, por nuk dua të humbas kohë me shprehje malli që kemi për njeri-tjetrin. Si thua kalojm tek një marrëveshje.
- Ti e di çfar deshiroj Raffael. - qeshi tjetri djallëzisht.
- Një marrëveshje me Ballkanin ndoshta. Servila të mirë për të prodhuar një mall të mirë për tu shijuar nga një boss si puna jote. - e goditi thellë në plagën e tij.
Diimitër ishte një konsumues i drogave të ndryshme. Dhe një njeri si ai kërkonte atë çka kishte Ballkani. Një mall të mirë, për të!
Sipas Raffael, malli nuk duhet të shijohet nga një boss mafioz, ai thjesht duket të bind tjetrin se ai mall ia vlen.
- Çfar dëshiron ti tani Raffael?
- Dua disa nga djemtë e tu që e njohin mirë Catanian. Dhe ti jap fund njëherë e mirë Feliks - tha, dhe tjetrit iu shfaq një buzëqeshje në fytyrë......
*********
Po shikonte çdo lëvizje që Feliks po bënte. Seç po vendoste diçka rreth vendit ku ajo ndodhej. Nuk po arrinte ta kuptonte por nga filmat që kishte parë kuptohej se, ato ishin mina.
Nuk mund të lëvizë, trupi kishte filluar ti mpihej. Në gojë i kishte vendosur një ngjitës ngjyrë gri. Pas përpjekjeve për të shpëtuar ai e kishte lidhur pas një pemë anës humnerës që nëse nuk do ishte e lidhur do të kishte përfunduar në det.
Tjetri u afrua me një buzëqeshje, e kapi nga mjekrra dhe e ktheu nga horizonti malor.
- Vetëm imagjinoje, prej andej ai do të vij. Do të shikoj të lidhur pas kesaj pemë dhe do mendoj se sa po vuan ti. Por në fakt do jet ai që do vuaj . Sapo të shkel një nga minat do jet i vdekur në vend dhe.... Fund jetuan të lumtur përgjithmonë! - u zgërdhesh tjetri.
Filloj të qaj dhe të mohonte me kokë. Por e vetmja gjë që Feliks nuk njihte ishte mëshira. Ai e urrente Raffaelin, dhe dëshironte që ai të vdiste.
Pas pak u largua nga aty. Shkoi një anë të kundërt me minat. Ndoshta diçka po bluante në mendje.
Po afronte mbrëmja, djalli ishte gati me të lëshuar një të portokallijte të zjarrtë.
Zjarri, thonë se dashuria është si zjarri, por veçse nuk digjesh. Thonë se dashuria nuk lëndon, por ata po vuanin. Thonë madje se dashuria mbizotëron, por ata po humbisnin gjithçka.
Të dashurosh nuk do të thotë të ndjesh disa flutura idiote në stomak, jo është krejt e kundërta. Të dashurosh do të thotë të ndjesh një dhimbje therëse në shpirt. Të lejoj errësirën të të kaploj të gjithën, dhe në fund të vdesësh...
- Melennn! - zëri tij u dëgjua deri tek ajo.
Ktheu kokën dhe e pa tek ai po vraponte drejt saj. Donte të bërtiste, ti thoshte se ishte një kurth. Por Melen thjesht filloj të cirrej në vetën që ta ndalonte . Mohonte me kokë dhe mundohej të lëshonte të.
Nga prapa saj doli demoni i cili po duartrokiste. Feliks po qeshte teksa Raffael po i afrohej vdekjes.
Ndaloi ! duhej të analizonte pak. Nuk mund të tregohej i pamend. Pa buzëqeshjen e tjetrit dhe me pas pa Melin e cila vazhdon të të mohonte me kokë.
- Eja pra Raffael, shpëto të bukurën tënde. - tjetri përdori ironi tek fjala e fundit.
Nje kurth! Kte e dinte mirë. Një njeri si ai nuk i beson as vetes jo me Feliksin. Por ai kishte mundsi tjetër. A mund të shpëtojë atë pa shkuar tek ajo.
Jo! Nuk kishte asnjë mundësi tjetër. Nëse qëllonte drejt tij mund të plagoste Melin.
- Eja merre nëse e do Raffael! - tjetri ia tërhoqi vëmendjen.
Ndjeu kraharorin ti shponte fort kur pa se Feliks kishte drejtuar Melin nga ana tjetër dhe gati për ta hedhur poshtë humnerës.
Nuk priti gjat, as nuk pyeti për minat, donte të shkonte sa më parë pran saj . Ta shpëtonte !
Në çdo hap që ai hidhte një buzëqeshje shfaqej në fytyrën e Feliksit.
Melen e pa e pa teksa ai shkonte drejt saj. Dhe pak!
Shumë pak duhej që ai të shkonte pran saj. Gati centimetra po i ndanin, deri sa tjetri lëvizi për të marrë pistoletën në brezin e tij, lëshoi Melin dhe lëvizi paksa duke i drejtuar pistoletën Raffaelit.
Ndaluan për një çast të gjitha ndaluan.
Melen ishte e ulur në gjunjë , ashtu e lidhur me flokët që i vertiteshin nëpër fytyrë nga era. Lotët teksa i thaheshin në fytyrë.
Nga ana tjetër Raffael se bashku me triumfin që kaloi minat ndodhej përpara Feliksit, ashtu Buz greminës.
E tjetri, demoni vetë ia kishte bërë vetes. Kishte shkelur kurthin e tij. Mjaftonte një lëvizje që të bëhej shkrumb e hi.
Të dy përball vdekjes!
Një trekëndësh, në dashuri asnjëherë nuk duhet të jetë trekëndësh. Dhe nëse do këtë ajo do jet fryt dashurie dhe jo marrëzi demoni.
Dy vëllezër, të destinuar për të urryer deri në kulm njeri-tjetrin. Dy vëllezër ku vetëm një duhet të mbijetoj.
Ose asnjëri!
- Ule armën Feliks! - zëri i Kristian u dëgjua pas tij.
Arlo qëndronte me Melenin dhe i hoqi ngjitesin nga goja. Dhe një njeri me një paisje për zbulimin e minave qëndronte krah tyre.
Vendi ishte i rrethuar. Por sërish ata nuk do kishin shpëtim nga njeri-tjetri.
- Nëse iki un. Ti vjen me mua Raffael. - tjetri akoma buzëqeshte djallëzisht.
- Largohu Kristian. Merreni Melin dhe largohuni. - tha duke mos ja ndarë shikimin Feliksit.
Ishin shumë pran njeri-tjetrit. Shumë pranë greminës.
Tuneli ka një dritë në fund apo jo?
Po sikur ajo të jetë e bllokuar.
- S'ka shpëtim për ty o i marr . - tha pa ia vënë veshin Raffaelit.
- Kristian shko! Është urdhër! - përsëriti Raffael dhe tjetri e pa i zhgënjyer.
Shkoi drejt Melit dhe Arlos.
- Eja! - Tha duke e kapur Melin nga dora.
- Jo. - tha, dhe me këmbë të mira po shkonte drejt Raffaelit.
- Me leshooo, idiot. Me leshoo! - thërriste kur Kristian e hodhi në shpatull dhe po ndiqte burrin u cili ecte përpara me një paisje në dorë.
- Melen! -u dëgjua zëri tij, - Të dua!
E dashurinë e saj teksa e, shihte me një buzëqeshje. Ajo buzëqeshje meshiruese, i bërtiste çdo shkrimtari, " Mjaft, mjaft shkruat për dashuri fatkeqe. Dashuria është sublime, jo një det lotësh.
Ishin në një largësi të mjaftueshme për të mos u dëmtuar nga minat. Po shihnin me vëmendje Raffael dhe Feliksin.
- Sa e bukur që është apo jo? - tjetri kishte nge satirike për ironi.
Ktheu kokën nga Melen. E shihte teksa perpelitej të shpëtonte nga krahët e Arlos. Pa shokët e tij!
Ata që kishin bërë çdo gjë për të. Qeshi lehtë, ishte i plotësuar. Kishte një familje, një dashuri por vetë nuk ishte.
Zoti ia numeroft lotët dashurisë, asaj me të dhimbshmes. Asaj me therëse. Zoti e bekoftë çdo dashuri. Por dashuria humbi, kishte humbur me kohë.
Dhe Zhuljeta humbi, sëbashku me Romeon e, saj. Dashuritë e mëdha humbin.
Bërtiti një "JO" Të madhe kur pa kaosin që u krijua. Ai kishte ikur duke e parë në sy. Donte të vdiste.
E deshiroj vërtet, të shpëtonte prej krahëve të Arlos dhe të shkonte drejt tij. Të shkonte drejt humnerës, të binte thellë në të. Të mos ndjente dehjen e dhimbjes.
Melen humbi dashurinë, u ul në tokë dhe pëshpëriti ;
"Jam shtatzënë! " Lotët nuk kishin me ndalim.
Dhe djemtë nuk i kursyen lotët, ai kishte ikur duke lënë pas gjithçka.
Preku lehtë barkun ku në të rritej një engjëll. Fytyra e mbuluar nga lotë dhe djersë të ftohta e humbi veten.
Sytë iu mbyllen, deshiroj të qëndronte e till. Mos të zgjohej.
Por jo, ajo u zgjua. Ishte në spital tashmë. U ngrit nga dhoma ku askush nuk ishte. Donte të dilte jasht , ndaloi kur dëgjoi zëra jasht saj ;
- Zotëri u gjetën trupat, por akoma nuk dim nëse jeton kush. Kan plag të shumta.
Raffaeli e kishte marrë Feliksin me vete në fund të detit. Me pas nga lëshimi forces që tjetri ushtroi në mine gjithçka krijoj ishte një kaos.
U ul në gjunjë pas derës.
Ai kishte ikur, preku lehtë barkun dhe filloj të qaj.
"Ai nuk ka vdekur! Është me ne. " - filloj ti flasë engjëllit në barkun e saj.
Sa e, sa dashuri kan humbur në kte botë. Por ka dhe nga ato që zgjasin.
Bota një mizerabel e vërtet. Bota që të bën të prekeshin inegzistencen e dhimbjes. Bota që të shëmton shpirtin me vuajtje.
A ishte gjallë?
A do të kthehej?
Apo kishte ikur?!
Dashuria të dobëson, të perul. Dashuria përuli djallin, dhe djalli krijoj engjëllin!
Fund!
Mirëpo e keni lexuar, ky është fundi . Shpresoj t'ju ket pëlqyer. Faleminderit të gjithëve për çdo vote dhe komente. Sigurisht do të ketë dhe epilog me një surprizë të madhe.
Gjithashtu lexoni dy librat që un po publikoj.
Se di çfar kam po publikoj shumë libra madje dhe në draft po shkruaj një libër sërish me Mafia, por se kur do publikohet nuk i dihet .
Ndërkohë kenqunI me coverin ⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇

.
Gjithashtu pres komentet tuaja për pjesën ❤❤❤
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen4U.Com