9- E tij....
I lost in my own thoughts about you.
__________________________________
Te futesh në mendimet e tij është me e vështirë se të çash përmes një mali.
Zemra e ngurtë dhe egoiste kurr nuk lë njeri të hyj në të.
Është e akullt, zbehet shpejt duke u errësuar në çdo moment.
Të mos lejosh të të dashurojnë, egoiste.
Por ai nuk kishte zemër egoiste, ai ishte vetë egoizmi.
Të luash me ndjenja është egoizëm. Dhe ai po e bënte pa ditur se ai ishte pre e mendimeve të dikujt.
Dikujt që pak nga pak po dashurohej me egoizmin e tij. Po mësohej me tipin e tij dhe donte ta kishte çdo moment përball.
Te jesh preh e dikujt, dhe të mos e dish. Dikujt që ti e quan të çuditshme të çmendur në veprimet e saj.
Por ndonjëherë mendja luan keqazi, të bën të arsyetosh gabim.
Dhe ai kishte arsyetuar gabim valle, kishte puthur dike me mendimin se ajo ishte femra e dikujt tjetër pa ditur se ajo pak nga pak po bëhej femra e tij.
E kishte puthur me mendimin se ajo ishte e Feliksit në mënyrë që ti jepte një goditje. Por ai nuk dinte asgjë, madje as për shpresat që zgjoi tek ajo pas asaj puthje.
Hektor e kishte prezantuar para të gjithve si një aksioner të rëndësishm, madje dhe para saj.
Në sy të të gjithëve ishte një milionerë, por për Feliksin ishte mafia. Fundja ai e njihte shumë mirë dhe e dinte se shfaqja e Raffaelit aty nuk ishte kot, për biznes
Shumica nuk e njihnin, ai kishte primare Italinë dhe vendet evropiane, për Amerikën nuk kishte menduar ndonjëherë, deri para se të bënte pakt me Hektorin.
Ndërkohë ky i fundit ishte i fokusuar tek paraja. Ishte i etur për para, të tjerat binin pas saj.
Po bisedonte me disa burra mes tyre dhe Karl babai saj.
Ndërkohë ajo e shihte, disa herë që kishte ndeshur shikimin me të i kishte mbledhur vetullat.
E ndërkohë ajo ishte e fiksuar me të. Pa Feliksin tek dilte nga ajo sallë.
Priti pak dhe e ndoqi nga pas, si dhe për të shkuar tek Arlo i cili ndodhej tëk parkingu.
- Raffael - zëri saj i erdhi nga pas, ktheu kokën nga ajo e cila qëndronte mbas tij.
Pa përpara asnjë gjurmë e Feliksit nuk dukej, i humbi nga sytë pëshpëriti nje " dreq" Dhe u kthye nga ajo.
Po i shkëlqenin sytë kur shihte atë, dhe ai ja ktheu me një shikim bezdises.
- Amm po ikën? - tha me ngjysem zëri.
- Mhee. -tha ai pa e hapur as edhe një centimetër gojën.
Tjetra qeshi pak, dukej e lumtur. Shikonte cdo tipar të tijin dhe sytë i shkëlqenin.
Rrudhi vetullat nga shikimi saj. Ndoshta i dukej e çuditshme, ndoshta edhe i pëlqente. Të ishte në qendër të vëmendjes nuk ishte gjë e re për të. Ama shikimi saj ishte ndryshe, dhe pse kishte parë me mijra femra ta shihnin ashtu, përsëri ajo bënë diferencë.
- Mund të ma japësh numrin tënd, do me pëlqente të flisja me ty. - tha ajo dhe në fytyrë ishte bërë e kuqe, perdridhte duart me njëra tjetrën nga nervozizmi. Tjetri ngriti njërën vetull si për të thënë " Seriozisht e ka kjo ".
- Nuk me pëlqen mua të flas me ty çupëline. Sje tip i femrës që pëlqej. - tha ai duke qeshur djallëzor. Dhe u kthye për të vazhduar rrugën.
- Hej prit. - tha ajo duke i dalë para. Kishte vendosur duart përpara trupit të tij, ngriti shikimin për të par atë, kishte akoma atë shikimin e bezdisur dhe të acaruar.
Ama nuk i interesoi ai shikim, uli sytë në buzët e tij, i kishte të plota. Dhëmbët i mbante të shtrënguar, kuptohej fare lehtë në fytyrën e tij.
Njihej për të çmendur ama kurr nuk kishte arritur kte piedestal si tani. U ngrit në maj të gishtave dhe afroi buzet tek të tijat, epo u mundua,ishte i gjatë dreqin, dhe ti prekte nuk arrinte. Mjaftoi të ulte kokën pak centimetra për të ndier sërish buzet e saj.
E dëshironte dhe ai, le ta linte për me vone djallin, dhe të tregohej njerëzor ndaj ndjenjave. Kapi belin e saj dhe e afroi me trupin e tij. Rrëshqiste duart rreth shpinës se saj të zbuluar nga fustani. Dhe e shtrëngoi fort pas vetes.
Lëvizte buzet në sinkron me të sajat dhe ndiente çdo shtrëngim që ajo i bënte këmishës se tij.
Ndjeu duart e saj të shkonin në xhepat e xhaketës se tij dhe të merrte telefonin. E kafshoi paksa dhe ajo renkoi nga dhimbja. U shkëput prej tij me një buzëqeshje triumfuese.
Po formonte numrin e saj në telefonin e tij, dhe qeshi ironike kur zilja ra në telefonin e saj.
- E shikon ta mora. - tha ajo duke tundur telefonin përpara fytyrës së tij.
- " Ku ka me mir se të vish me këmbët e tua tek un ".- mendoi dhe qeshi djallëzor.
Të shkosh tek djalli me këmbët e tua. Pa ditur se ai ka diçka në mendje për ty. Të gënjesh zemren me një puthje epsh ndjellëse dhe të mos ndalosh se dëshiruar ate. Epo jo gjithmon duhet ti besojm zemërs... .
______________________________________________________
Ndërkohë tek Arlo...
Po pinte një cigare, Raffa i kishte dërguar mesazh se do të dilte se shpejti.
Madje e kishte paralajmëruar për disa ndryshime në planin kundër Feliksit .
Ishte pak errësirë në atë parking. Po mendonte për atë, atë që i mungonte si dreqi, për atë që humbi. Do të kishte një femër që e donte krah tij tani si dhe një fëmijë. E kishte mundësinë për kte, dhe i kishte të humbur të dyja.
Kercitja e një pistolete u dëgjua shumë afër tij. U kthye mbrapa, një pistoletë ishte drejtuar në kokën e tij.
Tjetri po buzëqeshte djallëzisht, duke i drejtuar armen në kokë.
Tjetri çoj dorën në brezin e tij për të marr armë por fjalët e tij e ndaluan.
- Bej një lëvizje dhe do të dërgoj tek Izzabella. - tha ai dhe Arlo ndaloj.
- Pra ai trapi di të marr akoma hak, duke e ditur se po dëmtohen të tjerët rreth tij. Si mund te punosh për të kur ai ishte shkaktari. - po i mbushte mendjen me fjalë. Tjetri po e shihte me inat.
- E pe tek digjej para syve të tu, e tek rënkonte nga dhimbjet dhe nuk mund të bëjë asgjë. - qeshi djallëzor ai. Tjetri po merrte fryme me vështirësi, e dinte pikën e tij të dobët dhe po e përdorte.
- Thuaj dhe një fjalë dhe ti hodha trut në erë. - kishte mbërritur atije dhe kishte dëgjuar gjithçka. Feliksi qeshi ironik ama nuk lëvizi nga vendi.
- Nëse nuk ul atë armë tani do të vras. - tha përsëri. Tjetri po ultë armen ngadal dhe ai ja mori nga dora. E mbështeti pas makinës duke i drejtuar armen në kokë, tjetri vetëm qeshte.
- Kam për të fundosur pak nga pak do e kuptosh dhe ti çfar do të thot të humbasesh atë që do. Por ajo e jotja do e përjetoj dyfish me keq. - i ishte referuar Melit si të ikte femra e tij.
Këtë e kishte zbuluar nga Hektori me sa duket ai e njihte mir familjen e Melen dhe e dinte se Feliksi ishte fiksuar keq në të.
Fytyra i kishte ikur pas fjalëve të Raffaelit, ndjenjat e tij kundrejt Melit ishin të vërteta dhe ai e kishte zbuluar.
Por nga kush do të ruhej ajo valle nga Feliksi apo Raffaeli.........
E shkurtër por mos me vrisni ndoshta postoj sërish në darkë
You opinion???
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen4U.Com